Zvicerania që paditi Loredanën: Ajo ka tre vetura, ne jetojmë në varfëri

Zvicerania, Petra Z, ka reaguar pas blerjes së veturës së re nga Mozzik dhe Loredana.

Loredana thuhet se bleu një veturë të re “Mercedes” me partnerin e saj, pavarësisht llogarive të mbyllura, shkruan Blick.ch, transmeton lajmi.net.

Kjo e shqetësoi shumë Petra Z, e cila thotë “Ajo më thyen zemrën”.

Reperja Loredana vazhdon të këndojë për blerjen e makinës së re, por sipas rrjeteve sociale këto nuk janë vetëm tekste të pakuptimta.

Partneri i saj, Mozzik, ka blerë një “Mercedes” të ri, siç e tregoi në postimet që bëri në Instagram.

Për të blerë një veturë të tillë, nevojiten 220 mijë franga, ndërsa zyra e prokurorit publik në Lucern, ka bllokuar llogaritë bankare të reperes.

Aktualisht, në prokurori Petra Z. ka dërguar padi kundër Loredanës, të cilën e akuzon për mashtrim, kërcënim dhe shantazh.

Në anën tjetër, Loredana në një konferencë për shtyp në Prishtinë,  ka mohuar akuzat për marrjen e parave, duke thënë se zvicerania ia ka dhënë vullnetarisht.