Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Pejë, dy të lënduar rëndë!

Në orët e mbrëmjes të sotme ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë lënduar dy persona.

Siç merr vesh “Gazeta Blic” të lënduarit, aktualisht po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura me të cilën janë aksidentuar është rrotulluar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të.