Loriana e jashtëzakonshme, i siguron Kosovës një medalje tjetër

Loriana Kuka ka fituar medalje të bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, raporton Zëri.info.

Xhudistja kosovare mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në -78 kilogramë.

Është kjo medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Fillimisht, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, më pas medalja e argjendtë i takoi Nora Gjakovës dhe sot e bronzta i takoi Loriana Kukës. /Zëri.info