Lajthitë ndihmojnë kundër sëmundjeve Alzheimer dhe Parkinson

Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës të cilët luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, përcjell "Zëri.info".

Lajthitë përmbajnë magnez dhe vitaminë E, të cilat ngadalësojnë procesin e plakjes ose dobësimin e trurit, ka zbuluar një studim i ri. Përgjigja të cilën shkencëtarët kanë dashur ta gjejnë ka qenë shumë e thjeshtë: a munden lajthitë ta përmirësojnë nivelin e nutrientëve te më të moshuarit?

Edhe magnezi, edhe vitamina E janë përdorur me kohë të tëra për t’i parandaluar sëmundjet degjeneruese të trurit, si Alzheimeri ose Parkinsoni.

Për momentin këto sëmundje nuk kanë shërim. Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës të cilët luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje ju ndihmojnë edhe të humbni peshë./ZERI

{269270}