Krerët e FBK-së bëjnë homazhe te varri i basketbollistit që vdiq një vit më parë
Sot janë bërë një vit nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani.
Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, një basketbollist dhe person i jashtëzakonshëm, njofton FBK, përcjell Zëri.info.
Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, me në krye Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorin e Përfaqësueseve, Granit Rugova, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule te varri i Sinanit.
Ata kanë kujtuar Gazin, si një lojtar, si një njeri i mirë dhe i dashur për të gjithë.
Sinani nuk do të harrohet asnjëherë nga adhuruesit e basketbollit.
Në nderim të tij, numri 15, është pensionuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës./Zëri.info