Ylli i Kosovës në formë fenomenale para edicionit të ri, shënon dy gola të bukur në miqësore

Bernard Berisha është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës ruse, Akhmat Grozny.

Reprezentuesi kosovar ka ditur që në shumë ndeshje të tregohet vendimtar për skuadrën e tij, raporton Zëri.info.

Aktualisht, Berisha dhe Akhmat Grozny janë duke i kryer përgatitjet për edicionin e ri i cili fillon pas një muaji.

Në ndeshjen miqësore kundër Vidit, ylli i Kosovës ka shënuar dy gola.

Madje, njëri prej golave të Berishës ishte tejet i bukur, të cilin mund ta shihni në videon e mëposhtme./Zëri.info