Të bësh urë me fije bari

Çdo vit, ura e fundit e Inkasve, e bërë prej bari, hidhet në tokë dhe thuret nga e para, për t’u përdorur mbi lumin Apurimak, në rajonin Kusko të Perusë.

Ura Kuesaçaka thuret me dorë dhe ka funksionuar kështu për të paktën 600 vite.

Dikur ka qenë pjesë e një rrjeti jetik që lidhte qytetet më të mëdhenj të perandorisë Inkase, dhe u shpall Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 2013.

Fshatarët nuk përdorin asnjë mjet pune modern

Sipas traditës, burrat punojnë vetëm me ngritjen e urës, gratë vetëm me thurjen

Tradita është kaluar brez pas brezi, dhe të rriturit mblidhen çdo vit për t’i dhënë jetë urës së re.

Burrat marrin litarët e hollë dhe i thurin në litarë të trashë që do të mbajnë peshën kryesore. Secili nga gjashtë litarët kryesorë ka 120 litarë të hollë.

Çdo familje duhet të kontribuojë, duke thurur barin që rritet në atë zonë e që quhet “Koja Içu”

Ndërkohë që shumica punon, një pjesë e fshatarëve gatuan në soba druri që i sjellin enkas për këtë periudhë

Ura e vjetër hidhet në ujë, ku thjesht kalbet ngadalë, pasi është prej bari

Katër prej gjashtë litarëve kryesorë do të shërbejnë si dyshemeja e urës

Puna e vështirë e burrave që duhet të punojnë në lartësi e të bashkojnë litarët kryesorë me litarë të tjerë në formë parmakësh e gardhi

Përfundimi i ndërtimit të urës shoqërohet me festime