I shkakton lëndime policit, lirohet i dyshuari
Një polic është lënduar dje dhe i njëjti ka marr trajtim mjekësor, pasi që një i dyshuar e ka penguar atë gjatë kryerjes së detyrës, transmeton “Zëri.info”.
Gjersa polici ishte duke e arrestuar të dyshuarin mori lëndime të lehta e për të cilat mori tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Rr. Ismajl Qemajli, Vushtrri 22.06.2019-01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policor gjatë detyrës. Gjatë arrestimit lëndime te lehta trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI