Pas sukseseve të Majlindës dhe Norës, Driton Kuka 'shpërthen' në rrjetet sociale me këto fjalë

Sportistja më e suksesshme kosovare Majlinda Kelmendi ka treguar formë brilliante në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Kelmendi në finale e mposhti kundërshtaren nga Rusia, Natalia Kuziutina, për ta fituar të artën në “Golden Score”, raporton Zëri.info.

Kelmendi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë kundërshtare e pati xhudisten zvcierane, Fabienne Kocher të cilën e mposhti në “Golden Score”, pas “shidos” së dytë nga Koche.

Në çerekfinale ajo u përball me xhudisten polake, Karolina Pienkoëska duke e mposhtur me ippon.

Në gjysmëfinale Majlinda luftoi me xhudisten franceze, Amadine Buchard e cila është e dyta në ranklistën botërore, të cilën e mposhti me ippon.

Kështu, Majlinda ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane.

Nga ana tjetër, në kategorinë përkatëse edhe Nora Gjakova tregoi sukses duke fituar medaljen e argjendtë.

Ndërkaq, më shumë se krenar është trajneri Driton Kuka, i cili ka shprehur edhe njëherë gëzimin e tij në Facebook.

"Trepça prodhon ari edhe argjend! Majlinda e artë
Nora e argjendtë. Lojërat Olimpike Evropiane
Kosova mbi të gjitha ...", shkroi Kuka./Zëri.info