Roma arrin marrëveshje me Cagliarin për yllin italian, lojtari dëshiron një skuadër tjetër

Mesfushori italian, Nicolo Barella dëshiron që të transferohet te Interi, pavarësisht se Roma ka arritur marrëveshje me Cagliarin për çmimin e lojtarit, shkruan “Calciomercato.com”.

Roma ka ofruar Luca Pellegrinin, Gregoire Defrelin dhe para për të siguruar shërbimet e yllit italian dhe e ka tejkaluar ofertën e Interit, transmeton zeri.info

Por, Interi ka arritur marrëveshje me Barellan dhe ai refuzon që ta thyejë premtimin e dhënë ndaj Interit, duke i lënë palët në një rrugë qorre.

Barella ka luajtur në 38 ndeshje për Cagliarin gjatë edicionit të kaluar, derisa ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime./Zëri