Edhe një lidhje në estradën shqiptare, Jonida Maliqi kapet ‘mat’ në pishinë me aktorin e njohur

U konfirmua lidhja mes Jonida Maliqit dhe aktorit të njohur.

Dy vite pas divorcit nga partneri, prej 17 vitesh lidhjeje, Gent Prizreni, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi u komentua për nisjen e një romance të re me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj, shkruan lajmi.net.

Pas një fotografie të publikuar më parë nga vetë aktori, dyshohej se vajza misterioze me flokë të zeza është pikërisht Jonida Maliqi.

Mirëpo lidhja e tyre tashmë u konfirmua por jo nga vetë ata. Në rrjet po qarkullon një video në të cilën dyshja shihen duke u përqafuar në pishinë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Eksluzive! Jonida Maliqi kapet mat duke u puthur me Romeo Veshaj (VIDEO) Disa muaj më parë, gazetari Ronaldo Sharka ishte i pari që hodhi dyshimet se Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë në një lidhje, lajm i cili më pas u fshi dhe nuk u mësua kurrë arsyeja. Jonida dhe Romeo Veshaj nuk kanë folur kurrë në lidhje me këto aludime por sot, falë MCN Radio Albania vendosen pikat mbi “i”! Në një video të siguruar eksluzive nga MCN Radio Albania, Jonida Maliqi shihet ngjitur, trup më trup duke u puthur dhe përqafur me Romeo Veshaj, në pishina në këto ditë të nxehta.

A post shared by MCN Radio (@mcnradioalbania) on