Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth një orë më parë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zyrtarja për informim nga Policia e Kosovës, Flora Ahmeti . Ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë. Në aksident kane qenë dy automjete të përfshira, ku janë lenduar 4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti
{268357}