Interi ka arritur marrëveshje me katër lojtarë, zbulohen emrat

Interi raportohet se ka arritur marrëveshje me katër lojtarë, derisa klubi italian kërkon ta përforcojë ekipin gjatë këtij afati kalimtar, transmeton zeri.info

Antonio Conte duket se i ka përzgjedhur disa lojtarë që i përshtaten sistemit të tij dhe te Interi do të ketë disa ndryshime.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se Interi ka arritur marrëveshje me Romelu Lukakun, Nicolo Barellan, Edin Dzekon dhe Florentino Lazaron.

Ndërkohë, marrëveshjet me klubet e futbollistëve nuk janë arritur ende, derisa bisedimet po vazhdojnë./Zëri