Prizren, arrestohet pasi ia shfrytëzoi gjendjen mentale për të kryer marrëdhënie seksuale

Një person është arrestuar në Prizren pasi duke ia shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër, ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje kurse viktima ka pranuar trajtim mjekësor, përcjell zeri.info.

LEXO EDHE: Arrestohet i dyshuari për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’ më 17 mars në Prizren

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër K-Shqiptare ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK-ja, përcjell zeri.info.