Keni probleme me tretjen, hani këto ushqime!

Nëse e teproni me ushqim, ajo çfarë mund të prisni është dhimbja dhe fyerja e barkut. Këto ushqime mund t’ju ndihmojnë në tretjen më të lehtë të ushqimit dhe për të shmangur ndjenjën jo të këndshme, shkruan "Zëri.info". 

Bananet

Banania është ushqim që tretet shumë lehtë. Kaliumi ndihmon sistemin e tretjes për të funksionuar pa problem, kurse fibrat në banane ndihmojnë për të zvogëluar diarrenë. Mjafton që të konsumoni një ose dy banane në ditë për të arritur efektin e dëshiruar.

Lëng portokalli

Nëse pini lëng nga portokalli për të qetësuar stomakun, konsumoni atë para drekës dhe në asnjë mënyrë mos e kombinoni me karbohidrate. Kjo mund të shkaktojë fryrjen shtesë dhe gazrat. Po ashtu është e rëndësishme që të konsumoni lëng të freskët portokalli dhe jo asi që kanë sheqer të shtuar.

Shmangni kripën

Kripa e mban ujin në trup, prandaj patatet e skuqura dhe mezet e tjera nuk janë një zgjedhje e mirë. Nëse me të vërtetë dëshironi ca ushqime të imëta, atëherë mund të jetë më mirë për të ngrënë kokoshka ose një grusht bajame.

Orizi

Orizi është i pasur në fibra, kështu që stomaku nuk ka shumë punë për t’i tretur ato. Ushqimet e tilla si, patatet dhe tosti nuk do të mundojnë barkun tuaj, por edhe e ndihmojnë për të zvogëluar diarrenë duke absorbuar fluidet. Prandaj ushqime të tilla hani lirisht pa pasur nevojën e ngarkimit të sistemit të tretjes.

Çaj mente

Çaji i mentës qetëson muskujt e barkut, gjë e cila e bën më të lehtë tretjen e ushqimit, por gjithashtu zbut dhimbjet e barkut dhe pavetëdijen. Mjafton një filxhan çaj mente në mëngjes dhe një në mbrëmje për t’i arritur rezultatet. /ZERI