Ylli i Kosovës dhe Adnan Januzaj e vizitojnë Nusretin për mish

Ylli i Kosovës, Benjamin Kololli dhe ai i Belgjikës, Adnan Januzaj po kalojnë disa momente pushimi së bashku.

Dy futbollistët shqiptar së bashku kanë vizituar restaurantin e Nusretit, njërin nga më të famshmit për përgatitjen e mishit, shkruan Indeksonline.

Kuzhinieri turk njihet për përgatitjen e mishit dhe forma e hedhjes së kripës është bërë hit në rrjetet sociale.

Atë e vizitojnë yjet e futbollit, derisa një copë mish e mbuluar me ar arrin shifrën deri në 1000 dollarë.

Dyshja kosovare po e shijojnë suksesin dhe pushimet para fillimit të sezonit të ri.

Kololli është njëri nga futbollistët më të respektuar te Kosova derisa Januzaj para vendlindjes së prindërve të tij zgjodhi të përfaqësoj Belgjikën.