Libri i javës - '48 ligjet e pushtetit' nga Robert Greene
Redaksia e gazetës “Zëri” së bashku me librarinë “Buzuku” në Prishtinë në kuadër të rubrikës “Libri i javës” këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “48 ligjet e pushtetit” nga Robert Greene.
Libri është botuar në shqip nga shtëpia botuese “Pema” dhe është përkthyer nga Fon Ilia. Ky libër thotë se të gjithë që e duan pushtetin duan ta kuptojnë pushtetin dhe duan të mbrohen nga pushteti. “48 ligjet e pushtetit” është studimi më i mirë i pushtetit dhe udhëzues i domosdoshëm i artit bashkëkohor të përfitimit dhe të përdorimit të tij.
Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë, por dhe të Nikola Teslës, të Galileut, të Mikelanxhelos, të Don Zhuanit dhe të Kazanovës.
Në punë dhe në dashuri, në universitet dhe në “rrugë”, në politikë, në marrëdhëniet njerëzore, në lajmet e orës 7:30 dhe në ekonomi, “48 ligjet e pushtetit” përdoren gjithkund. Njohja e tyre është shumë e sigurt, çfarëdo që të jetë synimi juaj: vetëmbrojtja ose thjesht informimi.
Ky libër lindi nga analiza e shumë shekujve të historisë së pushtetit, nga mendimet e strategeve më të mëdhenj, nga eksperienca e luftëtarëve dhe udhëheqësve karizmatikë, pushtues, si dhe manipulues të popujve.
Përmes 48 ligjeve të renditura ky libër mëton të japë këshilla për të gjetur rrugën drejt suksesit. Libri nis me një këshill për raportet punëdhënës e punëtor, për të vazhduar me këshilla të tjera në raport me punën, miqtë, forcën e motivimin.
Librin mund ta blini në pikat e librarisë “Buzuku” në Prishtinë për 15 euro. Zëri