Protesta në Devoll kundër Ramës, përplasje me policinë

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama u prit me protesta edhe në bashkinë e Devollit.

Simpatizantë të opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

“Qytetaret bllokojne Rrugen Korcë-Bilisht, duke pritur perballjen me Ramen. Salianji debat me zv drejtorin e pergjithshem Gjovalin Loka: je ne xhepin e bajreve”, thuhet në një reagim të PD-së.