Conte, Interit: E dua këtë sulmues në skuadër

Inter janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120 milionë euro këtë verë për t’ia plotësuar kërkesat trajnerit të ri të tyre, Antonio Conte.

Antonio Conte është emëruar trajner i Interit, duke zënë vendin e të larguarit Luciano Spalletti.

Synimet e Contes janë të qartë. Ai dëshiron të krijojë një skuadër konkurruese, për t’i dhënë fund dominimit të Juventusit në Serie A.

Në mesin e lojtarëve që Conte kërkon te Inter, është edhe Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg që është në kontratë me Manchester Unitedin në fakt është prioriteti kryesor i Contes te Inter.

Tash, Interit i mbetet të gjejë një marrëveshje me Manchester United, për të sjellë në ‘San Siro’ Lukakun.