Vdes mësuesi Gëzim Elezi, ra nga parashuta

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur “Maja e Zimurit” në Dibër, ku një mësues 30 vjeçar i quajtur Gëzim Elezi ka humbur jetën si pasojë e hedhjes me parashutë.

I apasionuar pas aeronautikës, ai është rrëzuar në rrethana ende të paqarta.

Pa rënies ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.