Sërish përleshje në LDK, kësaj radhe në Prishtinë (VIDEO)

Problemet në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se s’e kanë nijet të ndalen.

Me përplasje janë shoqëruar edhe zgjedhjet në Degën e Tretë, Nëndega Mati 1, në kryeqytetin e Kosovës.

Madje, e nevojshme ka qenë edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës. Siç ka mësuar Express, zbatuesit e ligjit kanë nxjerrë jashtë disa përkrahës të deputetit Arban Abrashi.

Në këtë kuvend, në Prishtinë, sipas burimeve të Gazetës Express, ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i LDK’së, Skender Hyseni.

Bëhet e ditur se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.