'Dardanët' arrijnë në Sofje, policia bullgare në mbrojtje të tyre

Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, "Dardanët" tashmë ka arritur në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

'Lojtari i 12-të' i Përfaqësueses së Kosovës ndodhet në Bullgari në mbështetje të futbollistëve për ndeshjen e nesërme, raporton Zëri.info.

Tifozët e Kosovës u nisën në mesditën e sotme nga Prishtina dhe tashmë ata kanë arritur në Sofje.

Ndërkaq, policia bullgare është duke i ruajtur "Dardanët" në rast të ndonjë problemi eventual.

Vetëm nga Kosova pritet që të jenë mbi 500 tifozë, ndërsa një numër i madh i tifozëve kosovarë pritet të mbërrijnë në Sofje nga diaspora.

Ndryshe, ndeshja Bullgari - Kosovë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në "Vasil Levski".

Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian "Euro 2020"./Zëri.info