Lëngjet e frutave, më të dëmshme se ato të gazuara
Studiuesit thonë se nuk ekziston rrezik i madh nëse brenda ditës pini vetëm 150 ml lëng frutash, por sasia më e madhe është shumë e rrezikshme, transmeton "Zëri.Info".
Pirja e lëngjeve të frutave është e rrezikshme për shëndetin tonë dhe mund të sjellë deri te vdekja e parakohshme, prandaj nuk ka ndonjë dallim nëse pini limonadë ose pije të gazuara. Në studimin ku janë vëzhguar lëngjet për të cilat thuhet se janë 100 për qind nga frutat është zbuluar se edhe lëngjet e frutave dhe ato të ëmbëlsuara kanë tendencë të rrisin shanset për vdekje të parakohshme.
Studiuesit thonë se nuk ekziston rrezik i madh nëse brenda ditës pini vetëm 150 ml lëng frutash, por sasia më e madhe është shumë e rrezikshme. Në këtë studim janë vëzhguar 13.400 persona dhe atë për 6 vjet, ndërsa në fund ishin 1000 raste të vdekjes, ku shkaktari kryesor ishin sëmundjet e zemrës, më saktësisht në 168 raste. Edhe pse lëngjet e frutave përmbajnë më shumë vitamina dhe fitonutrientë, të cilët nuk gjenden në pijet e gazuara, përbërësit kryesorë në të dyja lëngjet janë uji dhe sheqeri.
Autorët e studimit thonë se ekzistojnë edhe disa faktorë tjerë që përkeqësojnë situatën e shkaktuar me sheqer në lëngje. Njëra prej tyre është pesha e tepërt, pastaj rritja e nivelit të lipideve, inflamacionet në organizëm dhe shtypja e lartë e gjakut. Konsumimi i lartë i sheqerit lidhet me rezistencë ndaj insulinës dhe me diabet./ZËRI