Kim debuton me stil të ri flokësh (FOTO)
Trendit të flokëve të shkurtra i është bashkuar edhe Kim Kardashian.
E famshmja 38-vjeçare është fotografuar nga paparacët teksa po dilte nga një veturë, e veshur me rroba të markës së bashkëshortit të saj, Kanye West, ku tek tutat shihet mes tjerash edhe mbishkrimi” Besojini Zotit”.
Kujtojmë se Kim gjatë këtij muaji është bërë nënë e fëmijës së saj të katërt, djalit Psalm, i cili erdhi në jetë falë një nëne surrogate.