Dhimbjet në fund të barkut, kurat natyrale që ua largojnë 'si me dorë'
Femrat shpesh përjetojnë dhimbje në fund të barkut për shkak të menstruacioneve.
Por dhimbja e barkut është një çështje që nuk i përket vetëm grave, pasi edhe burrat e përjetojnë këtë problem.
Dhimbja në fund të barkut është e zakonshme dhe shpesh shërohet lehtësisht. Por nëse këto dhimbje janë të vazhdueshme, mos e merrni me lehtësi.
Probleme të thjeshta si gëlltitja e tepërt e ajrit, ngrënia e ushqimeve me shumë yndyrë gjë e cila vonon zbrasjen e stomakut, helmimi nga ushqimi, madje dhe stresi mund të shkaktojnë dhimbje të fundit të barkut.
Meqenëse ekzistojnë shumë arsye që shkaktojnë dhimbje të fundbarkut është shumë e rekomanduar që të konsultoni një doktor për të buluar shkakun e saktë të problemit.
Nxehtësia
Nëse dhimbja në fund të barkut shkaktohet nga sindroma paramenstruale ose menstruacioni provoni të aplikoni nxehtësi në zonën e prekur.
Aplikimi i nxehtësisë ndihmon në reduktimin e dhimbjes duke relaksuar muskujt e kontraktuar të mitrës.
Vendosni një kompresë të ngrohtë mbi pjesën e poshtme të barkut.
Përsëriteni këtë deri sa të ndjeheni më të lehtësuara.
Përndryshe, zhysni një peshqir në ujë, shtrydheni për të larguar ujin e tepërt dhe më pas ngroheni në mikrovalë për 1 minutë.
Vendoseni atë në fund të barkut derisa peshqiri të ftohet. Përsëriteni në vazhdimësi pas disa minutash derisa dhimbja të zhduket.
Edhe një dush i ngrohtë mund të rezultojë efektiv.
Kamomili
Një filxhan çaj kamomili qetësues mund të lehtësojë dhimbjen e fundit të barkut.
Barishtja është e pasur me veti anti-inflamatore dhe antispazmodike që ndihmojnë në qetësimin e mitrës dhe lehtësojnë kontraksionet spazmodike që shkaktojnë dhimbje gjatë menstruacioneve.
Kamomili është gjithashtu një ilaç i mirë për sëmundjen divertikulare që shkakton dhimbje në fund të barkut.
Shtoni 2 deri 3 lugë çaji lule kamomili të thara në një filxhan me ujë të nxehtë.
Mbulojeni dhe lëreni për 5 minuta.
Kullojeni dhe përziejeni me një lugë çaji limon.
Pini deri në 3 filxhanë çaj kamomili çdo ditë.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është një tjetër ilaç i mirë për dhimbjen e fundbarkut cilidoqoftë shkaku: menstruacioni, paramenstruacioni, kapsllëku, mostretja, gazrat, sëmundja divertikulare ose divertikuliti.
Xhenxhefili ka një efekt pastrues nga gazrat për trupin, gjë e cila ndihmon në reduktimin e dhimbjes.
Gjithashtu shpejton zbrazjen e stomakut dhe përmirëson tretjen duke zbutur dhe qetësuar traktin intestinal.
Shtoni një lugë çaji xhenxhefili të grirë në një filxhan me ujë të vluar.
Lëreni të ziejë për 5 minuta.
Shtrydheni dhe shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni për shije.
Pini 2 deri në 3 filxhanë çaji xhenxhefili çdo ditë.
Gjithashtu, shtoni disa pika vaji esencial xhenxhefili në një vaj të zakonshëm dhe fërkojeni në stomakun tuaj.
Bëjeni këtë një herë ose dy herë në ditë.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është efektive në trajtimin e një shumëllojshmërie të madhe sëmundjesh që shkaktojnë dhimbjen e fundbarkut.
Meqenëse është një agjent i fuqishëm detoksifikues dhe i pasur me kalcium dhe kalium uthulla emollës lehtëson mpirjen e muskujve të mitrës dhe lehtëson dhimbjen e mentruacioneve ose paramenstruacioneve.
Enzimat në uthullën e mollës ndihmojnë gjithashtu tretjen dhe parandalojnë formimin e gazrave ose kapsllëkun.
Për më tepër mund të ndihmojë në tretjen e gurëve të veshkave.
Përzieni 1 deri në 2 lugë çaji uthulle të mollë, të pafiltruar në një gotë uji.
Shtoni pak mjaltë të papërpunuar organik.
Pijeni këtë solucion një herë ose dy herë në ditë.