Zbulohet dita e prezantimit të Contes te Interi

Interi pritet që ta emërojë Antonio Conten si trajner të ri të ekipit gjatë kësaj jave, transmeton zeri.info

Luciano Spalletti arriti që ta kualifikojë klubin zikaltër në Ligën e Kampionëve, por do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Chelseat.

Fitorja e mbrëmshme kundër Empolit ishte ndeshja e fundit e Spallettit në krye të Interit, derisa drejtimin tani do ta marrë Conte.

“Calciomercato” shkruan se Conte është i gatshëm që të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare, derisa do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon.

Emërimi i tij pritet të bëhet mërkurën, ditë në të cilën ai edhe do ta nënshkruajë kontratën.

Ndërkohë, konferenca e parë të shtyp e tij në krye të Interit do të mbahet të enjten./Zëri