Amazon po punon në një orë që mund të dallojë ndjenjat e njerëzve

Amazon mund të krijojë një pajisje që lexon emocionet tona. Ekipi prapa zërit të Echo dhe Alexas janë duke u bashkuar për të ndërtuar një orë, shkruan Bloomberg.

Ora e mençur pritet të ketë mikrofonë brenda saj që arrijnë të kapin emocionet duke dëgjuar zërin e njeriut.

Amazon ka lincensuar disa nga ajo teknologji në vitin 2017. Në një video të rrjedhur shihet një grua që i thotë Alexas “unë jam e uritur”, teksa ajo po kollitet. Alexa pastaj dëgjon gruan që është e sëmurë dhe rekomandon një recetë për supë të pulës dhe pyet nëse ajo dëshiron të porosisë online pilula kundër gripit.

Amazon gjithashtu thotë në licensën e saj se Alexa mund të llogarisë moshën e përdoruesit, gjininë, etninë, dhe nëse ata janë duke qarë, janë të sëmurë, të lumtur, të trishtuar, të eksituar apo gjendje të tjera emocionale.

Nëse përdoruesit janë të mërzitur apo të përgjumur Alexa është e programuar që të përgjigjet “Me që ra fjala, ky këngëtar ka lëshuar albumin e ri për vetëm 1.99 dollarë. A dëshiron që të e dëgjoni?”.

Amazon ende po e teston pajisjen, por nuk është e qartë se sa afër është pajisja që të dalë në treg. Por është e mundur që ky vetëm të mbesë një eksperiment që asnjëherë nuk do të komercializohet.

Një projekt të njejtë e ka paralajmëruar edhe Apple.