Të paktën 13 të plagosur, ky është personi që dyshohet se kreu shpërthimin në Lion të Francës (Foto)

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë njeriun e dyshuar për vendosjen e një bombe e cila plagosi më shumë se një duzinë njerëzish në Lion këtë pasdite.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, fotografia po shpërndahet nga mediat franceze.

Ndryshe, të paktën 13 persona, përfshirë një vajzë të moshës tetë vjeçe u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist në qytetin francez këtë mbrëmje.

Një shpërthim masiv u dëgjua pak pas orës 17:30 pasi një burrë në një biçikletë u pa derisa vendosi qese në tokë menjëherë pas orës 17:30.

Policia që ka shqyrtuar tashmë filmimin e kamerës tha se ai dukej “shumë i qetë” kur mbërriti.

Bëhet e ditur se njëmbëdhjetë nga të plagosurit u dërguan në spital nga skena e sulmit jashtë një furre në sheshin Victor Hugo, por lëndimet e tyre nuk mendohet të jenë kërcënuese për jetën.