Ronaldo është një hyjni

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, duke e quajtur portugezin një hyjni, transmeton zeri.info

Ronaldo u transferua në Juventus gjatë verës së kaluar, derisa sulmuesi i ka shënuar 21 gola në Serie A deri më tani këtë edicion.

“Ai është një hyjni, një entitet superior”, ka thënë Chiellini për “Tuttosport”.

“Ishte shumë e rëndësishme që të mbushej zbrazëtira që e la Gigi (Buffon). Cristiano ishte një shembull për të gjithë, me përkushtimin e tij ndaj punës. Ai është integruar në mënyrë të përkryer në qytet”, ka shtuar ai./Zëri