Xherdan Shaqiri i lumtur në Marbella, 'paralajmëron' Tottenhamin me këtë deklaratë
Rikthimi në finalen e Ligës së Kampionëve nuk do të ishte i mundur për Liverpoolin nëse nuk do të kishte unitet në skuadër, gjithnjë sipas Xherdan Shaqirit.
“Të Kuqtë” e kanë arritur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi, pas rikthimit historik në gjysmëfinalen e dytë kundër Barcelonës këtë muaj.
ë #XS23 #YNWA pic.twitter.com/wEbFn2Ha52
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) May 10, 2019
Skuadra e Jurgen Klopp, tani është duke u përgatitur për finalen e 1 qershorit në një kamp gjashtë-ditor në Marbella – një aventurë, e cila sipas Shaqirit vetëm do ta forcojë skuadrën, shkruan Zëri.info.
“Gjëja më e rëndësishme për një skuadër është që ta ketë unitetin”, tha numri 23 i Liverpoolit për “Liverpoolfc.com”.
“Të gjithë së bashku, mund të arrijmë shumë – dhe e kemi dëshmuar këtë, sidomos në ndeshjen kundër Barcelonës”, vlerëson Xherdan Shaqiri.
“Ne kishim disa mungesa, por treguam se uniteti është shumë i fortë. Duhet ta kemi gjithnjë këtë, sepse është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”, vazhdon tutje 27-vjeçari nga Kosova.
“Është gjithnjë mirë të shkosh në kampe stërvitore së bashku dhe të qëndrosh gjithë ditën së bashku, ta shijojmë diellin dhe të stërvitemi shumë. Kjo ju jep force për ditët e ardhshme dhe për ndeshjen e ardhshme”, shtoi Xherdan Shaqiri.
Shaqiri ishte pjesë e skuadrës prej gjashtë futbollistëve të Jordan Henderson që fituan mini-turneun e mbajtur në pjesën e dytë të stërvitjes në Marbella.
Winning Team!ë #marbella #YNWA @LFC pic.twitter.com/npGuW8zyCb
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) May 22, 2019
Reprezentuesi i Zvicrës vazhdoi: “Ne ndjehemi shumë mirë. Ne jemi duke u stërvitur shumë dhe jemi duke u përgatitur çdo sekond për këtë ndeshje”.
“Natyrisht, përgatitjet cilësore janë gjëja më e rëndësishme për këtë ndeshje të madhe”, përfundoi ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munich, Interit dhe Stoke Cityt.
Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve në Madrid mes Tottenhamit dhe Liverpoolit zhvillohet më 1 qershor./Zëri.info