Futbollisti i Liverpoolit i 'trembet' seriozitetit të Shaqirit: Xherdan, qesh vëlla

Liverpooli po qëndron në Spanjë për një kamp përgatitor në Marbella për t'u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve.

Shpresat e trajnerit Jurgen Klopp kanë mbetur te triumfi eventual në Ligën e Kampionëve, pas dështimit në tri finalet paraprake të këtij kompeticioni, shkruan Zëri.info.

Në kampin stërvitor të Liverpoolit ndodhet edhe Xherdan Shaqiri, i cili kreu punë me Barcelonën në gjysmëfinale duke luajtur 90 minuta.

Mesfushori nga Kosova po vazhdon të stërvitet me ritme të larta, derisa shpreson të paraqitet në finalen e Madridit.

Ndërkaq, mbrojtësi i Liverpoolit, Alexander Trent Arnold është tallur paksa me Shaqirin në postimin e fundit në Twitter.

“Xherdan, qesh vëlla”, ishte ‘kërkesa’ e Arnold drejtuar Shaqirit pas seriozitetit të këtij të fundit.

Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit zhvillohet më 1 qershor në Madrid./Zëri.info