Kurz do të përballet me mocion mosbesimi më 27 maj

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, do të përballet me mocion mosbesimi javën e ardhshme.

Kjo do të ndodhë pas kolapsit që i ndodhi Qeverisë lidhur me publikimin e një videoje të zëvendëskancelarit Heinz-Christian Strache duke negociuar me një afariste ruse.

Parlamenti i Austrisë është vendosur që të votojë për të ardhmen e Kurz më 27 maj – një ditë pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, shkruan Politico.eu.

Thirrja e mocionit të mosbesimit vjen pasi që të gjithë ministrat e Partisë së Lirisë u tërhoqën nga koalicioni me Partinë Popullore të Kurz.