Hoxha: Goli ishte ndjesi e veçantë, nuk festova pasi kam respekt për FC Prishtinën

Futbollisti i Feronikelit, Yll Hoxha është më se i lumtur për titullin kampion në Kosovë.

Hoxha shënoi golin e fitores ndaj FC Prishtinës të dielën në ndeshjen 'finale', shkruan Zëri.info.

Ndeshjen e lartëcekur e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0 për t'u shpallur kampion.

Ndërkaq, Hoxha thotë se nuk festoi për shkak të respektit ndaj FC Prishtinës.

"Ishte një ndjesi e veçantë ta shënosh golin e fitores, por siç e patë nuk festova", tha Hoxha në "Dueli Sportiv".

"Kam respekt për FC Prishtinën, pasi kam luajtur aty si fëmijë", shtoi Hoxha./Zëri.info