Mourinho e ka një ofertë nga ky klub
Ish-futbollisti i Celticut, Chris Sutton thotë se trajneri Jose Mourinho e ka një ofertë nga klubi skocez, transmeton zeri.info
Portugezi është i papunë që prej shkarkimit nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar, derisa emri i tij shpeshherë është lidhur me klube të ndryshme.
Ish-sulmuesi u pyet se kë do ta donte ai në krye të Celticut.
“Allegri nga Juventusi, por nuk do të ndodhë. Është e vështirë të qëndrosh këtu dhe të thuash se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Celticut sepse është një punë e madhe”, ka thënë Sutton.
“Mourinho ishte lidhur shumë dhe unë besoj se ka pasur diçka në aspektin e të bërit ndonjë ofertë. Por, pse do ta merrte ai punën te Celticu? Unë thjesht nuk e kuptoj”, shtoi ai./Zëri