Organzim i dobët i festës për skuadrën e Feronikelit

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 pas një gare të ngushtë me FC Prishtinën.

Pas 33 javëve interesante, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani është shpallur kampion me 80 pikë të grumbulluara, shkruan Zëri.info.

Titulli në fjalë ishte i treti në histori për klubin nga Drenasi.

Pavarsisht këtij suksesi madhor, organizimi i ceremonisë së festës në stadiumin "Rexhep Rexhepi" ishte tmerrësisht i dobët, shkruan Zëri.info.

Madje, edhe festa e organizuar nga kampioni i Ligës së Parë, Vushtrria ishte dukshëm më i mirë.

Vushtrria e Samuel Nikajt u shpall kampion i padiskutueshëm në Ligën e Parë me 72 pikë të grumbulluara pas 30 ndeshjeve.

Por, organizimi i festës në stadiumin "Ferki Aliu" pas ndeshjes me KF Onix ishte i jashtëzakonshëm./Zëri.info