Prokuroria: Mbyllet procesi i votimit në veri pa asnjë incident

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë Speciale, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit.

Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Kosovës bëjnë të ditur se kanë përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem.