Saunders godet me “shuplakë” Isufin (FOTO+VIDEO)

Billy Joe Saunders dhe Shefat Isufi nesër në Angli do të luftojnë për titullin kampionit të botës në kategorinë super të mesme, në versionin WBO.
Për Isufin, boksierin nga Tërnovci, i cili ushtron në Gjermani, kjo do të jetë ngjarja më e madhe në karrierë ne tij si profesionist dhe Saunders, kampion në WBO, i cili është pa humbje në karrierën e tij, është favorit i madh.

Mirëpo, në matjet ose peshimet zyrtare ka ngjarë një incident, që më së miri tregoi karakterin e të dy boksierëve.

Pas peshimit, gjatë fotografimit zyrtar, Saunders shihet se si ofendon dhe provokon Isufin, i cili nga e ana e tij përmbahet dhe tenton të jetë shumë profesional para meçit.

Pas fotografimit në tërheqje e sipër, Saunders i prekë fytyrën Isufit, në një gjets që u komentua hsumë nga mediat dhe fotoja e shkrepur se si Saunders në kinse ia “krisi” një shpullë sfiduesit të tij, bëri xhiron e botës.

Ky veprim i Suanders tregon arrogancën dhe mbase vetëbesimin e tij të tepruar, por edhe sjelljen profesionale që e ka Isufi karshi promotorëve dhe kundërshtarëve.

Meçi mes Saunders dhe Isufit zhvillohet nesër.