Mbaron seanca e Kuvendit
Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për gjenocidin serb në Kosovë, raporton "Zëri.info".
Gjatë ditës së sotme u diskutua edhe për Formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, por që për shkak të mungesës së kuorumit, komisioni nuk u formua.
Seanca e sotme është shtyrë për të hënën në orën 10:00. /ZERI