Vendimet e Gjykatës lënë pa buxhet Komunën e Leposaviqit

Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, përmes vendimeve gjyqësore, Komunës së Leposaviqit i janë marrë hiç më pak se 1 milion e 324 mijë euro, ose 28,5 për qind e buxhetit të përgjithshëm të kësaj komune. Po ashtu në këtë formë Komunës së Prishtinës gjatë tremujorit të parë të këtij viti i janë marrë 247 mijë euro, Prizrenit 201 mijë euro, Drenasit rreth 190 mijë euro, derisa vlera totale e mjeteve që u janë marrë institucioneve të cilat financohen nga buxheti i shtetit është 4 milionë e 895 mijë euro, shkruan sot Gazeta 'Zëri'.

Komuna e Leposaviqit rrezikon të bllokohet në mungesë të mjeteve për të realizuar aktivitetet e parapara gjatë vitit 2019. 

LEXO EDHE: Shqiptarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë nga BE-ja ta hapë urën

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, përmes vendimeve gjyqësore, Komunës së Leposaviqit i janë marrë hiç më pak se 1 milion e 324 mijë euro, ose 28,5 për qind e buxhetit të përgjithshëm të kësaj komune.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se buxheti total i kësaj komune i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për vitin 2019 është 4.8 milionë euro e ku nga kjo shumë 1.7 milion euro janë mjete të destinuara për investime kapitale, 2.3 milionë euro janë mjete të destinuara për paga, derisa për mallra dhe shërbime sipas të dhënave zyrtare të publikuara në raportin tremujor të Ministrisë së Financave shihet se janë të ndara 405 mijë euro, për shpenzime 64 mijë euro, derisa për subvencione dhe transferime janë të destinuara 253 mijë euro.

Komunës së Gjakovës i janë marrë 102 mijë euro

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se përmes vendimeve gjyqësore gjatë tre muajve të parë të këtij viti Komunës së Gjakovës i janë marrë 102.768 euro, Kuvendit të Kosovës 2.515 euro, derisa Zyrës së kryeministrit i janë marrë 1.957 euro.

Po ashtu, sipas të dhënave të prezantuara, shihet se Ministrisë së Financave i janë marrë 15.771 euro, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 582 euro, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë 8.984, derisa Ministrisë së Infrastrukturës 35.477 euro.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave të prezantuara në raportin tremujor shihet se vendimet e gjykatave kanë prekur edhe Ministrinë e Shëndetësisë, ku edhe ia kanë marrë 4.501 euro, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit 62.531 euro, asaj të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 151.601 euro, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale 14.610 euro, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 414.794 euro, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim 6.573 euro, Ministrisë së Punëve të Brendshme 48.033 euro, derisa Ministrisë së Drejtësisë 14.243 euro. Po ashtu gjatë tremujorit të parë të këtij viti përmes vendimeve të Gjykatës kompanitë private edhe Ministrisë së Mbrojtjes ia kanë marrë 624 euro, Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës 102.878 euro, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore 1.049 euro, Universitetit të Prishtinës 12.739 euro, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 1.141 euro, Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale 91.842 euro, Komisioni të Pavarur për Medie 89 euro, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 29.468 euro, Këshillit Gjyqësor të Kosovës 137.003 euro, Komunës së Drenasit 189.115 euro, Fushë Kosovës 46.223 euro, Lipjanit 25.960 euro, Obiliqit 5.596 euro, si dhe Podujevës 1.870 euro.

Komunës së Mitrovicës i janë marrë 723 mijë euro

Po ashtu një shumë e madhe e parave përmes vendimeve gjyqësore gjatë tremujorit të parë të këtij viti i janë marrë edhe Komunës së Mitrovicës. Bëhet fjalë për hiç më pak se 723 mijë euro.

Vendimet e gjykatave Komunës së Skenderajt ia kanë marrë 21.254 mijë euro, asaj të Vushtrrisë 26 mijë euro, Komunës së Gjilanit 160 mijë euro, derisa Komunës së Kaçanikut 12 mijë euro.

Po ashtu edhe Komunës së Kamenicës nga llogaritë e bankave vendimet e gjykatave ua kanë marrë 30 mijë euro, Novo Bërdës 17.583 euro, Ferizajt 136.675 euro, Vitisë 20.853 euro e Parteshit 1.801 euro.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti vendimet e gjykatave pa 44 mijë euro në llogari e kanë lënë edhe Komunën e Shtimes, derisa atë të Graçanicës pa 22 mijë, Rahovecin pa 28.903 euro, Suharekën pa 135.364 euro, Malishevën pa 22.330 euro, Deçanin pa 77.392 euro, Gjakovën pa 102.768 euro, Istogun pa 11.177 euro, Klinën pa 4.327 euro, si dhe Komunën e Pejës pa 86.084 euro.