Berat Gjimshiti në momentet më të mira në karrierë, sot merr dy oferta nga klube të njohura
Berat Gjimshiti është duke kaluar nëpër një formë mbresëlënëse tek Atalanta këtë edicion.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti rol kyç në fitoren e skuadrës nga Bergamo në fundjavë kundër Lazios, shkruan Zëri.info.
Madje, futbollisti nga Lugina e Preshevës shënoi edhe një gol në fitoren 3:1 të Atalantas në “Stadio Olimpico”.
Me paraqitjet e tij mbresëlënëse në fushën e gjelbërt, Gjimshiti është në shënjestrën e klubeve të mëdha italiane.
Siç shkruan “FirenzeViola”, Fiorentina është e interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit.
Përveç Fiorentinës, interesim për Gjimshitin ka shprehur edhe klubi i madh nga Rusia, Zenit.
Ndryshe, Atalanta renditet në vendin e katërt në tabelë me 62 pikë, andaj kualifikimi eventual i skuadrës nga Bergamo në Ligën e Kampionëve do të thoshte shumë për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar./Zëri.info