Ahmed Januzi sot ishte duke agjëruar dhe 'bombardoi' me tri gola

Sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të cilën llapjanët e fituan ndaj Trepçës '89 me reluktat 4:1, shkruan Zëri.info.

Ish-sulmuesi i Vorskla Poltavës në Ukrainë dhe Prishtinës, sot ka luajtur agjërueshëm.

"Ahmed Januzi sot i ka realizuar tri gola duke qenë agjërueshëm", ka zbuluar Tahir Batatina për emisionin 'Koha Shtesë' në Supersport Kosova, shkruan Zëri.info.

Llapi ndodhet e dyta në renditje me 69 pikë të mbledhura aq sa ka edhe Prishtina.

Tabelës i prinë Feronikeli me 71 pikë. /Zëri.info