Thaçi: Premtimi për viza ishte premtim mashtrues nga BE
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga pjesëmarrja e Samitit të Berlinit në Gjermani, sot në një konferencë për media ka vlerësuar iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron për organizimin e Samitit në Berlin, raporton Zëri.info.
Me këtë rast Thaçi ka thënë se paqja në rajon aktualisht është shumë e brishtë.
Sipas tij Kosova po e pëson nga kjo gjendje e sidomos për mos liberalizimin e vizave, premtim të cilin sipas Thaçit, Kosova e mori nga BE-ja me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Takimi i Berlinit ka qenë i ndarë në dy pjesë, pjesa e parë e fokusuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë inkurajues angazhimi i Kancelares Merkel dhe presidentit Macron, që të lëvizet nga kjo gjendje ku aktualisht rejoin është tërësisht i bllokuar. Prandaj, vlerësoj idenë dhe qëllimin e mirë të takimit të thirrur nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron”, ka thënë ai.
“E kam theksuar qartë që në hyrje të fjlaës time se perspektiva evropiane për fat të keq për Kosovën, ende mbete Përkundër faktit që shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008, i ka dhënë fund një procesi të shpërbërjes s ëish Jugosllavisë, paqja në vendet tona ende mbetet e brishtë. Kjo gjendje është rezultat i mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga shteti i Serbisë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ai po ashtu tha se ‘çuditërisht BE nuk po reagon ndaj veprimeve armiqësore të Serbisë”.
“Ka vite të tëra që BE po hesht ndaj sjelljeses armiqësore dhe anti-evropiane të Serbisë ndaj Kosovës. Çuditërisht kjo sjellje nuk e ka penguar Serbinë në perspektivën evropiane. Natyrisht që kjo sjellje ka bërë që të kemi një ngrirje të njohjeve për Kosovën nga pesë vende të BE’së. Marrëdhniet mes Kosovës dhe Serbisë, si pasojë, vazhdimisht janë të acaruara. Dialogu, përkundër rezultateve të prekshme, tani është bllokuar nga Serbia. Kushtëzimi i dialogut nuk ka guxuar të lejohet të ndodh në asnjë rrethanë. Sepse asnjëra palë nuk ka guxuar ta bllokojë dialogun në asnjë rrethane. Ky ka qenë një parim i pashkruar që e kemi ditur të gjithë. BE ka hequr vizat për Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa kjo e fundit vazhdon të mbajë vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi tha po ashtu se Bashkimi Evropian ka mashtruar Kosovën kur kërkoi ratifikimin e demarkacionit si kusht të fundit për liberalizmin e vizave,
“Kriter për vizat ka qenë demarkacioni me Malin e Zi dhe na premtuan se pas kësaj do të hiqeshin vizat. Por fatkeqësisht ky ishte një premtim mashtrues”, u shpreh Thaçi /ZERI