Kate Beckinsale ndahet nga i dashuri 20 vjet më i ri

Pas lidhjes katërmujore, i ka ardhur fundi romancës ndërmjet aktores hollivudiane, Kate Beckinsale dhe konikut Pete Davidson.

Një burim ka thënë për Entertainment Tonight, se 45-vjeçarja dhe 25-vjeçari nuk janë më bashkë.

“Mund të them se ata kanë mbetur miq shumë të mirë”, ka shtuar burimi.

Për lidhjen ndërmjet tashmë ish-çiftit kishte nisur të spekulohej në fillim të vitit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Golden Globes.

Menjëherë pas, ata filluan të dilnin publikisht duke mos e fshehur lidhjen. Davidson hyri në këtë romancë pas ndarjes nga këngëtarja Ariana Grande.