Plisi shqiptar përdoret nga firma e njohur botërore për koleksionin e ri
Veshjet kombëtare shqiptare jo rrallë herë kanë qenë të përdorura nga marka të njohura botërore si detaje të koleksioneve të tyre.
E mbani mend kur veshjet të cilat mbanin simbolin shqiptar – shqiponjën dykrenore u bënë të famshme në Brazil?
Këto rroba kishin filluar të pëlqeheshin edhe nga personalitetet e njohura në atë vend ashtu që ish-sulmuesi i Milanit Alexandro Pato i cili kishte publikuar në Instagram një fotografi ku luante me qentë ndërsa ka të veshur një bluzë të bardhë me shqiponjën në gjoks.
Edhe marka prestigjioze zvicerane e orëve CVSTOS kishte prodhuar orën me simbolin shqiptar atë të shqiponjës dykrenore.
Në anën tjetër edhe brendi i njohur amerikan i veshjeve Marc Jackobs ka zbuluar koleksionin e ri të veshjeve ndërsa në njërën nga veshjet si aksesor e ka shtuar plisin që është qeleshe tradicionale shqiptare dhe pjesë e çdo veshjeje kombëtare të burrave.