Ylli i Lazios në super formë, kjo edhe falë modeles së njohur spanjolle

Joaquin Correa është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion te Lazio, transmeton zeri.info

Correa ishte vendimtar për Lazion në fitoren minimale 1:0 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, duke shënuar gol dhe duke e kualifikuar ekipin e tij në finale.

Meritë për formën e mirë të 24-vjeçarit ka edhe partnerja e tij, Desire Cordero.

Futbollisti dhe modelja spanjolle janë prej disa kohësh në një lidhje./Zëri