Vëmendja larg eurogolit, Milot Rashica sapo mori një lajm të jashtëzakonshëm

Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë në Gjermani me Werder Bremenin.

Përveç formës së mirë të treguar në kampionatin gjerman, Bundesliga, kosovari ka bërë një kampanjë fantastike edhe në “DFB-Pokal”.

Me skuadrën e tij, Rashica ka arritur deri në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, ku është eliminuar nga kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, shkruan Zëri.

Në gjysmëfinalen e zhvilluar mbrëmë në Bremen, futbollisti vushtrrias shënoi një gol të jashtëzakonshëm si dhe dhuroi një asistim.

Për këtë paraqitje mbresëlënëse, ylli i Kosovës është vlerësuar me notën 8.5.

Përveç kësaj, Miloti është përfshirë edhe në formacioni e 11 lojtarëve më të mirë të gjysmëfinales së “DFB-Pokal” përkrah yjeve si Robert Lewandowski, Kinglsey Coman e Mats Hummels./Zëri/