LVV paralajmëron Listën Serbe se do ta dërgojë në Kushtetuese

Anëtarët e LVV-së në KQZ kanë paralajmëruar Listën Serbe se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, raporton zeri.info.

Adnan Rrustemi nga LVV ka bërë të ditur se do të kërkojë nga Kushtetuesja të tregohet se a kanë të drejtë të kandidojnë për zgjedhje kandidatët që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre sa ishin kryetarë.

“Unë do të drejtohem në Gjykatën Kushtetuese për opinion se a kanë të drejtë të kandidojnë prapë”, ka theksuar ai gjatë një konference të mbajtur për media, pas ndërprejes së mbledhjes së KQZ-së.

LEXO EDHE: Shkak Lista Serbe, KQZ ndërpret mbledhjen

LVV, sipas Rrustemit, mund të ndërrojë qëndrim vetëm në rast se LS ofron dëshmi se do ta respektojë rendin kushtetues dhe zotohet se kandidatët e saj nuk do të dorëhiqen më, sikurse kanë deklaruar tashmë./Zeri