Ismet Munishi analizon luftën për titull, 'paralajmëron' Feronikelin

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për luftën për titull në Superligën e Kosovës.

Prishtina, Feronikeli dhe Llapi janë tri skuadrat që po e kërkojnë me 'mish e me shpirt' titullin e kampionit, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Ismet Munishi thotë se gara nuk do të jetë e lehtë edhe më tej.

"Nuk do të jetë e lehtë gara, Feronikeli ka një ndeshje të vështirë me Gjilanin, skuadër e cila po përmirësohet", tha Munishi në "Dueli Sportiv".

"Qetësi do të ketë vetëm kur të përfundon edicioni. Futbolli është i tillë, skuadra që ka më pak cilësi, mund ta mposhtë një të cilësisë së lartë", vlerësoi Munishi.

Ndryshe, Munishi së fundmi dha dorëheqje nga posti i trajnerit te Vëllaznimi./Zëri/