Era Istrefi në lidhje të re me këngëtarin britanik

Këngëtarja Era Istrefi përflitet se është në një lidhje me këngëtarin britanik, Julian Perretta.

Thashethemet janë shtuar pas një komenti që këngëtari i la Erës në llogarinë e saj në “Instagram”.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa foto ku duket shumë seksi dhe Perreta i ka komentuar: “Përgjithmonë”, shoqëruar me një emoji zemër.

Ndërsa, Era i ka kthyer komentin duke shkruar: “Dhe përgjithmonë”.

Mbetet për tu konfirmuar nëse çifti është bashkë, por komentet e tyre thonë shumë.