Vrasja në lagjen Dardania – ekipet e forenzikës i nxjerrin trupat e pajetë nga banesa

Një burrë në lagjen Dardania sot vrau gruan e tij, nusen e djalit dhe më pas veten.

Katër orë pasi ka ndodhur vrasja ekipet e forenzikës i kanë nxjerr trupat e pajetë nga banesa.

Më herët Policia e Kosovës e ka nxjerr nga banesa vajzën dy vjeçare e cila kishte qenë brenda kur është kryer krimi dhe e ka parë tërë ngjarjen.

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës është thënë se dorasi kishte probleme mendore.